Barcelona kërkon përforcime në mbrojtje, 4 emra “big” në listën e merkatos së janarit
Java e 8 e Kategorisë së Parë u mbyll me sfidën e zhvilluar në Fushë Krujë mes Ilirisë dhe Flamurtarit. Një përballje ku ishte skuadra vendase ajo që mori 3 pikët, një sukses që për më tepër i jep mundësinë që të marrë kreun e klasifikimit
Ishte një 90 minutësh i luftuar mes dy skuadrave, por pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 për Ilirinë, për të cilën ai që shënoi ishte Adolf Selmani.
Emocionet më të forta u shënuan në minutat e fundit të takimit, me Ilirinë që fillimisht shënoi golin e dytë, sërish me Adolf Selmanin, por shumë shpejt Flamurtari me Korreshin shkurtoi diferencën 2-1 dhe ky ishte edhe rezultati përfundimtar i sfidës.
Pas kësaj përballjeje, Iliria e sheh veten më 15 pikë, ndërsa Flamurtari që u ndal pas 3 fitoreve radhazi mbetet në kuotën e 12 pikëve
Top Channel