Lamine Yamal me flamurin palestinez, përjetësohet në një murales në rrënojat e një ndërtese në Gaza

14/05/2026 12:32

Imazhi i Lamine Yamal duke valëvitur flamurin palestinez gjatë festimeve për titullin e La Liga në rrugët e Barcelonës u bë virale në rrjetet sociale në ditët e fundit.

Ndërsa në Izrael, media dhe politikanë kanë shfaqur një indinjatë të egër për gjestin e 18 vjeçarit, në Gaza, në një kamp refugjatësh ai është përjetësuar në një murales të vizatuar në rrënojat e një ndërtese të shkatërruar

Muralesi është krijuar nga artistët lokalë dhe shfaqet vetëm pak ditë pas gjestit të kryer nga talenti i kampionëve të Spanjës dhe që e shndërroi 18 vjeçarin Yamal në një simbol shprese në Rripin e Gazës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by EL MUNDO (@elmundo_es)

Top Channel