Akuzohet për ngacmimin e 21-vjeçares në Korçë, mjeku mbërrin në gjykatë, pritet të njihet me masën e sigurisë
Shoqata e Transportit Publik Qytetas i është drejtuar institucioneve shtetërore me një kërkesë për shtyrjen me tre muaj të afatit të zbatimit të masave mbështetëse për sektorin e transportit, të parashikuara në një projektvendim/VKM për kompensimin e linjave urbane, rrethqytetase dhe ndërqytetase.
Në dokument theksohet se rritja e çmimeve të karburanteve dhe situata e paqëndrueshme në tregun e hidrokarbureve kanë rënduar ndjeshëm kostot e operatorëve dhe kanë vënë në vështirësi financiare shërbimin e transportit publik.
Shoqata kërkon gjithashtu rishikimin e masës së kompensimit për karburantin në nivelin 50 lekë për litër për një periudhë të zgjatur deri në shtator 2026, duke argumentuar se kushtet aktuale nuk janë stabilizuar ende.
Sipas saj, vazhdimi i mbështetjes është i domosdoshëm për të garantuar funksionimin normal të linjave dhe shmangien e reduktimit të shërbimit për qytetarët.


Top Channel