Jo vetëm Italia, Kombëtarja U21, miqësore dhe me Slloveninë në muajin qershor
Me fitoren ndaj Lens, Paris Saint Germain u shpall kampion i Francës për herë të 14 në historinë e saj dhe të pestin radhazi. Në radhët e parizienëve është edhe 18 vjeçari Dro Fernandez, i cili në fakt mbrëmjen e së mërkurës festoi titullin e dytë kampion të tij në këtë sezon.
Në pjesën e parë të sezonit, Dro ka luajtur 89 minuta me Barcelonën, të mjaftueshme për të vendosur në palmaresin e tij edhe titullin kampion në La Liga që Barcelona e fitoi në El Clasicon me Realin e Madridit të dielën e 10 majit. Sipas rregullores së kampionatit spanjoll, një futbollist është kampion nëse të paktën një minutë me skuadrën që e fiton titullin.Rregullorja nuk kërkon një numër minimal minutash aktivizim dhe kërkon vetëm që futbollisti të ketë qenë i federuar rregullisht.
Mesfushori spanjoll me tipare sulmuese e bëri debutimin me Barcelonën në 28 shtator të 2025 në ndeshjen e fituar ndaj Real Sociedad 2-1. Më pas ai pati minuta në ndeshjet me Elche, Athletic Bilbao dhe Atletico Madrid dhe mes tyre është edhe debutimi në Ligën e Kampioneve në fitoren 6-1 ndaj Olympiacos ku ai dha edhe një asist.
Në muajin janar u transferua te Paris Saint Germain për pak më shumë se 8 milionë euro. Me parizienët ai u aktivizua në 12 ndeshje në kampionat dhe Ligën e Kampioneve duke shënuar në fitoren 4-0 ndaj Nice. Për talentin spanjoll që sezonin e kaluar fitoi UEFA Youth League me Barcelonën, La Liga dhe Ligue 1 janë trofetë e patë të fituara me skuadrat e para. Data e radhës është 30 maji me Paris Saint Germainin që është i impenjuar në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Arsenalit.
Por përpara Dro, Kvicha Kvaratskhelia, shok i skuadrës së 18 vjeçarit te PSG, arriti të fitojë dy tituj kampionë brenda një sezoni. Në 2024/25, gjeorgjiani u aktivizua me Napolin deri në mesin e muajit janar kur u transferua te Paris Saint Germain dhe të dyja këto skuadra fituan respektisht Serie A dhe Ligue 1, me Kvaratskhelian që në këtë mënyrë festoi dy tituj kampionë.
Top Channel