Trump i kthen nderin Xi Jinping-t, e fton me bashkëshorten në Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator: Presim me padurim takimin
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, theksoi në Kuvend se përparimi i Shqipërisë drejt integrimit në BE varet nga konsensusi politik.
Ai nënvizoi nevojën për përfundimin e reformës territoriale dhe elektorale, duke përfshirë ligjin për financimin e partive, si dhe forcimin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.
“Ky është ai bosht ku duhet të rrotullohet veprimtaria jonë politike dhe institucionale. E vërteta është se Shqipëria ndodhet në një fazë më dinamike dhe të matshme për procesin e integrimit. Kemi kaluar nga premtimet te rezultatet. Brenda 13 muajve u hapën 6 grup-kapitujt negociues me një ritëm historik që ka shënuar një rekord të veçantë në historinë e zgjerimit. Ky është një tregues i qartë se vendi ynë nuk po ecën me hapin e dëshirës, por me të realizmit.
Ky përparim është rezultat i vullnetit dhe koordinimit mes qeverisë, pushtetit vendor, shoqërisë civile dhe institucioneve të drejtësisë. Ne e kemi rolin më të rëndësishëm në këtë proces. Këtë përgjegjësi duhet ta lexojmë në mënyrë konkrete.
Gjatë viteve 2025-2026 deri në prill, Shqipëria miratoi të paktën 222 akte ligjore dhe nënligjore, krahasuar me 2024, kur ishin vetëm 82. Kuvendi ka pasur dhe duhet të ketë një rol qëndror. Sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit nuk janë kushte të ftohta procedurale, por themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i BE-së te Shqipëria. Reformat i bëjnë mirë Shqipërisë. Duhet të forcojmë funksionin tonë ligjbërës, të afrojmë legjislacionin me atë të BE. Duhet të përfundojmë me konsensus brenda korrikut reformën territoriale dhe elektorale duke e përfshirë edhe ligjin për financimin e partive politike”, u shpreh Balla.
Top Channel