Nuk ka fund të lumtur për Luis Suarez, ish-sulmuesi i Barcelonës lihet jashtë listës së Uruguait për Botërorin 2026
‘Irani në Botëror do të përfaqësojë popullin, luftëtarët, Udhëheqësin Suprem dhe kombin’-Teherani përshëndeti mbrëmjen e së mërkurës kombëtaren iraniane të futbollit që bëhet gati të udhëtojë drejt SHBA për Botërorin e kësaj vere.
Grumbullimi i skuadrës është parashikuar të jetë në Tucson, ndërkohë që ndeshjet në fazën e grupit Irani do t’i luajë në Los Angeles dhe Seattle.
Por gjithsesi, ka ende dyshime në lidhje me politikën e hyrjes në vend që SHBA-të do të ndjekin pas asaj që ndodhi në Vancouver, kur presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj nuk u lejua të hyjë në Kanada pak orë përpara fillimit të Kongresit të FIFA
Kreu i qeverisë së futbollit iranian i veshur me ngjyrat kuq e zi dhe ishte i pranishëm në sheshin Enghelab në qendër të Teheranit së bashku me trajnerin Amir Ghalenoei
‘Kombëtarja jonë është kombëtarja e futbollit në kohët e luftës-tha Taj-do të jetë një shtyllë e autoritetit dhe rezistencës’.
Gjatë ceremonisë, të pranishmit valëvisnin flamuj dhe këndoni kore e slogane. Disa prej tyre mbanin edhe parulla dhe imazhet e supremit Ali Khamenei që u vra në ditën e parë të sulmit të SHBA dhe Izraelit në Iran që nisi edhe luftën në Lindjen e Mesme. ‘Për gjakun e martirëve, këndoni himnin me forcë dhe pa hezitim’-lexohej te një nga parrullat.
Top Channel