Kombëtarja U21 do të luajë 2 ndeshje miqësore në muajin qershor. Federata Shqiptare e futbollit konfirmoi zhvillimin e një ndeshjeje me Slloveninë në 5 qershor, një sfidë që do të luhet në stadiumin e Ajdovščinës, në orën 20:15.

Kjo do të jetë miqësorja e parë e këtij grumbullimi për skuadrën e drejtuar nga Alban Bushi gjatë këtij muaji.

Sfida tjetër që do të luajnë kuqezinjtë e vegjël është ajo me Italinë në 8 qershor e programuar për t’u zhvilluar në 8 qershor në stadiumin ‘Omero Tognon’ në Pordenone.

Janë këto ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për kampionatin Evropian të 21 vjeçarëve të vitit të ardhshëm ku Kombëtarja jonë U21 është e kualifikuar automatikisht si një prej vendeve organizatore të këtij kompeticioni të rëndësishëm të kësaj grupmoshe.

Top Channel