Eliminimi kundër Bayern Munchen, lojtarët e Real Madridit humbën shpërblimin rekord prej 500 mijë euro secili
Finalja e Ligës së Kampioneve mes Paris Saint Germain dhe Arsenalit do të jetë një sfide mes dy filozofive të ndryshme, jo vetëm në fushën e lojës por edhe në nivel menaxherial. Provë për këtë është trajtimi që të dy klubet iu rezervuan punonjësve të tyre respektivë.
Nga njëra anë është PSG, që ashtu siç ka ndodhur edhe në finalet e mëparshme, i ftoi të gjithë punonjësit e tij duke iu paguar shpenzimet në shenjë mirënjohjeje për punën e bërë prej tyre. Është kjo një zgjedhje e ndërmarrë nga drejtuesit e kampionëve ende në fuqi të Evropës për t’i dhënë një vlerë më të madhe impenjimit të të gjithë strukturës, jo vetëm të atyre që janë në kontakt me skuadrën e parë.
Në anën tjetër, situata e Arsenalit është diametrikisht e kundërt me atë të parizienëve. Sipas asaj që publikon e përditshmja ‘Telegraph’, drejtuesit e klubit londinez iu kanë oftruar punonjësgve të tyre vetëm biletën e ndeshjes duke i detyruar ata të organizojnë vetë udhëtimin me shpenzimet e tyre; rreth 1000 euro për një udhëtim vajtje ardhje. Në përfundim të ndeshjes, personeli do të kthehet në mënyrë të menjëhershme në Londër për festimet në rast fitoreje të Topçinjve.
Top Channel