Alis elektrizon skenën e Eurovision, performanca rrëqethëse e “Nan” ngre publikun në këmbë Shekspiri rikthehet në Teatrin Kombëtar me Otellon, një nga tragjeditë më të fuqishme ku xhelozia dhe manipulimi ndërthuren në mënyrë dramatike.
Protagonist i veprës është Otello, interpretuar nga Arben Derhemi. Ai është një gjeneral me origjinë maure në ushtrinë veneciane, që martohet fshehurazi me vajzën që dashuron, Dezdemonën,që vjen në skenë nga Linda Jarani.
Por, oficeri Jago, i mbërthyer nga mllefi se nuk u ngrit në detyrë, hakmerret ndaj gjeneralit, duke e manipuluar se se bashkëshortja po e tradhton me Kasjon.
“Ai baltoset për motivin e vetëm sepse ndjen veten jashtë gjithçkaje, i prozvalur nga shoqëria, që në momente të caktuara jo vetëm nuk të kupton, por të fut nën rrogoz gjëra të tjera që ti as i ke menduar ndonjëherë, as i ke parë ndonjëherë”, tha Arben Derhemi.
“Ky Jago ka shkuar në sëmundje, në psikopati. Kur e kam lexuar në fillim, nuk mendoja që një njeri mund të shkojë te një e keqe kaq e madhe”, u shpreh aktori Lulzim Zeqja.
Personazhet e Shekspirit janë të pakohë… ata na tregojnë si xhelozia dhe manipulimi mund të shkatërrojnë arsyen dhe jetën e njeriut.
“Situatat në të cilat gjenden personazhet, janë situata që i hasim shumë sot në marrëdhëniet në familje, në shoqëri… Është ai krimbi i dyshimit që rëndon te ne. edhe tema e të huajt, ne sot presim nqë të na i zgjidhin të huajt problemet”, tha për gazetaren e Top Channel Sara Hila, aktori Donald Shehu.
Nën regjinë e Qëndrim Rijanit, shfaqja vjen me një koncept postmodern, ajo nis me një kakofoni urbane, ku e tashmja përzjehet me të shkuarën.
“Është një udhëtim në kohë sikurse udhëton vepra me kanonizimin e saj, me ‘traditat’ negative që na kanë mbetur që nga koha e kanibalëve, sikurse thotë Otello në monologun e parë”, tha Rijani.
Mes qasjen skenike, regjisori hulumton si ndjesia e të qenit i ndryshëm shndërrohet në strumbullarin që tërheq krimin, dyshimin deri në makabritet
“Është një koncept korridoresh sepse vepra e Shekspirit, në 90% të skenave zhvillohet në korridoret e Pallatit të Otellos”, u shpreh Qëndrim Rijani.
Otello fton publikun në Teatrin Kombëtar në 14-23 maj.
Top Channel