Apeli i GJKKO shpall vendimin për inceneratorin e Tiranës, rikthen Lefter Kokën në burg Në kohën kur jeta jonë po orientohet gjithmonë e më shumë drejt online-s, rrjedhimisht edhe ekspozimi drejt krimeve online është në rritje.
Gjatë javëve të fundit ka pasur një intensifikim të sulmeve kibernetike, ku autorët kanë tentuar të futin në grackë qytetarë duke u dërguar linqe që i ngjasonin bankave të nivelit të dytë, postave apo kompanive serioze, por në fakt këto faqe janë të rreme dhe nëpërmjet të dhënave bankare që qytetarët plotësojnë ju hakohen llogarite.
Pavarësisht se këto krime kanë impakt që vjedhin identitetin cenojnë identitetin apo zerojnë llogaritë janë të vështira për tu zbardhur. Referuar statistikave të policisë së shtetit në 3 muajt e parë janë identifikuar si autorë 243 autorë nga të çilët vetëm 30 janë arrestuar
Referuar statistikave të policisë së shtetit, në vetëm 3 muajt e parë të këtij viti janë shënuar 426 vepra penale që lidhen me krimet kibernetike ku dominon falsifikimi dhe ndërhyrja kibernetike. Ndërsa një vit më parë u shënuan 1308 krime me këtë natyrë.
Rasti më I fundit u shënua me një bankë të nivelit të dytë ku një 25 vjeçar holandez u arrestua pasi kishte krijuar në faqe sit ë bankës dhe u merrte të dhënat bankare klientëve. Më herët në kryeqytet u arrestuan edhe 2 kinezë të çilët kishin ndërtuar një faqe që përngjante me postën shqiptare.
Ata dërguan rreth 5 mijë mesazhe në Shqipëri ku u kërkohej klientëve një pagesë modeste për të tërhequr një pako por qëllimi i vërtetë ishte zbrazja e llogarive.
Top Channel