Pas transferimit të Durim Bamit nga burgu i Fushë-Krujës në atë të Peqinit, siguria në burgje ka marrë sërish vëmendje.
Gazetarja Aida Topalli ka zbuluar në Shqipëria Live se në një burg të sigurisë së lartë, është tentuar të ekzekutohet një emër i njohur i botës së krimit.
Ajo tha se vrasja do të kryhej nga dy të burgosur të tjerë, por ngjarja arriti të parandalohej.
“Kohët e fundit ka pasur një tentativë vrasjeje brenda një burgu të sigurisë së lartë. Nuk po jap më shumë informacion. Ka pasur një insistim për t’u bërë nga vetë të dënuar. Ka pasur një insistim nga dy të burgosur për të ekzekutuar një personazh jo pak të njohur të botës së krimit. Patjetër që janë marrë të gjitha masat dhe është parandaluar deri në momentin që flasim si ngjarje. Kjo nuk do të thotë që nuk ka tentativa. Ndodhi njëherë në burgun e Peqinit, mund të ndodhi edhe në një burg tjetër”, u shpreh gazetarja.
Top Channel