Videot intime të Adi Hilës, bëhet denoncimi i parë në komisariat/ Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret deklarata edhe e një artisti të ri
Anxhela Paparizo do të emërohet Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV).
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj, Paparizo vjen në këtë detyrë pas një eksperience më shumë se 20-vjeçare në administratën vendore, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kanada. Gjatë karrierës së saj ka mbajtur role drejtuese në administratën vendore, përfshirë Bashkinë e Tiranës dhe atë të Burlingtonit, në Ontario.
Deri në mesin e këtij viti ajo mbajti rolin e drejtoreshës së QSUT, para se të jepte dorëheqjen në muajin qershor. Paparizo është vlerësuar edhe me çmimin “Elitë e Gruas Shqiptare në Botë”. Ajo pason në këtë funksion Stiljan Llavdanitin, i cili ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të komanduar të AMVV-së.
Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore është institucioni që mbështet procesin e decentralizimit dhe funksionimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, në përputhje me politikat dhe kuadrin ligjor në fuqi.
Me emërimin e Paparizos, drejtimi i AMVV-së kalon tashmë në një mandat të ri, ndërsa pritet që paraditen e sotme të bëhen publike edhe prioritetet e saj në drejtimin e institucionit.
Top Channel