Lamine Yamal me flamurin palestinez, përjetësohet në një murales në rrënojat e një ndërtese në Gaza
Fitorja e Interit në Kupën e Italisë duke mundur Lazion çoi lajme të mira edhe te Roma.
Skuadra e Gasperinit tashmë është e sigurt se sezonin e ardhshëm do të jetë të paktën në Europa League, ndërkohë që është totalisht në garë për një vend në zonën Champions League kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi i Serie A
Por është edhe një lajm tjetër që e bën të lumtur popullin verdhekuq; Donyell Malen tani është zyrtarisht futbollist i Romës në të gjitha aspektet. Holandezi u transferuar e skuadra verdhekuqe në merkatin e janarit në formë huazimi me të drejtë blerjeje që shndërrohet në detyrim në rast kualifikimi të Romës në Champions apo Europa League(me aktivizim për të paktën 35 minuta në më shumë se 50% të ndeshjeve dhe 10% në rast të shitjes së ardhshme të futbollistit).
Kushte të cilat u verifikuan edhe falë rolit të madh të sulmuesit që diti të bëhej menjëherë në një element të rëndësishëm për skuadrën e Gasperinit duke u shndërruar në blerjen më të mirë të realizuar nga Roma në merkaton dimërore. Në fakt që nga momenti që u transferua në kryeqytetin italian, Malen ka shënuar 13 gola në Serie A dhe 1 në Europa League me fanelën verdhekuqe.
Top Channel