Akuzohet për ngacmimin e 21-vjeçares në Korçë, mjeku mbërrin në gjykatë, pritet të njihet me masën e sigurisë
I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka vijuar dëshminë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke zbuluar detaje të reja për ngjarjen me tritolin e vendosur ndaj lokalit të reperit Noizy.
Ai ka deklaruar se pas ngjarjes grupi është zhvendosur në Ksamil, ku sipas tij është pohuar se akti ishte kryer dhe janë diskutuar lëvizjet e mëtejshme, përfshirë kontakte të pretenduara me struktura policore dhe përgatitje të reja të maskimeve e armëve për veprimet e grupit.
“Pas disa kohësh ikëm në Ksamil. Aty ka folur Laerti me Kleviolin në telefon. Si ka treguar që ia ka vënë ai tritolin Noizyt. Unë isha në kërkim për çështjen e Peqinit. Laert Haxhiu kishte kontakte edhe me Suel Çelën. Ai çon fjalë, thotë që kam mik shefin e policisë së krimit në Elbasan dhe do ta mbyll unë çështjen e Peqinit. Kishin një kallashnikov të shkurtër, e mbanim në shtëpi. Laerti kishte maskë plastike, një paruke bjonde, e kishte gjetur e dashura e Laertit. Blemë edhe rroba, këmishë grash. Do vishesha unë si femër me fustan të gjatë. I blenë ato gocat rrobat.
Vendosa maskën dhe më lyeu e dashura e Laertit. Makina ishte në garazh te shtëpia e vjetër, ‘Benz’ i zi. Maskën, rrobat, armët, fishekët i fus në makinë. U nisa për në Çermë të Lushnjës, Laerti ishte nisur para në Çermë. Mora Fatjon Veliun në makinë.
Fatjoni do të hipte në timon, unë mbrapa. Ai djali ruante Rexhep Ginën ndërkohë. “Nisuni”, thotë Laerti. Vëzhguesi komunikonte me Laertin, ai më thoshte mua. Laerti më ofendonte: pse s’e ke hapur telefonin, më kishte kërkuar të lija çelësat e garazhit në një karburant. Na shau, u mërzita, u nevrikosa, nuk doja ta bëja atë punë. Kisha veshur një fustan të zi grash të gjatë, xhaketë grash dhe një këmishë ngjyrë mishi. Automatikun e kisha lidhur poshtë xhaketës, nuk dukej. Nisemi në vendin ku e kishim lënë.
Kur zbres nga makina, Rexhep Gina ishte mbështetur në mur, ishte vetëm. E dija unë si ishte veshur. Isha i mërzitur, po mendoja si t’i thoja mos ta bëja. Kalova para lokalit siç isha me atë veshje. Dukesha si ndonjë i çmendur, isha lyer si klloun. Më panë këta, u çua në këmbë, po shikonte si i trembur. U ktheva prapë, dukesha si i çmendur.
Vëzhguesi iku, i them s’është aty. Ata ikën pasi më panë mua ashtu, ishin futur brenda. I them: o vëlla, ka ikur ai, s’është aty. Iku ai që do vrisnim, “nisu për shtëpi”, më tha Laerti mua. Lë Fatjonin atje dhe u nisa për Tiranë. Ika direkt, hoqa rrobat, vura makinën te vendi. Ai ishte njeri i frikshëm, jetonim në terror. Mua më mbante pak me të mira Laerti. Kisha vrarë tre veta unë.
Ai njëri ishte i frikshëm, jetonim në terror, se na shante, na rrihte, edhe mund të na vriste. Sa zgjohej, jetonim me frikë. Me mua sillej pak më mirë, se isha edhe më i madh në moshë, por jetonim nën terror prej tij. Por unë kisha vrarë tre veta. Dhe ma kishte pak më shumë hatrin.
Në i kishim vënë gjobë një biznesmeni në Lushnjë, një djali me emrin Enea, mbiemrin s’ja mbaj mend. Unë rrija aty, i kemi kërkuar 1 milion euro. Ky biznesmeni kishte probleme me ca gango, Land Shyti, i thonë “mustaqe kuqi”. Ata ishin vrarë e prerë, Laerti kërkonte biznesmenin ta kapte. Si përfundim, ai erdhi vetë, kërkoi ndihmë pasi kishte probleme me “mustaqe kuqin”.
Ne e marrim biznesmenin dhe dalim në dalje të Tiranës, e marrim e dërgojmë në një rrëzë mali dhe Laerti i vendosi 1 milion euro gjobë. Biznesmeni 100 mijë euro ja dha dhuratë atij djalit që e njohu me Laertin. Ne i morëm atë ditë 120 milion lekë, dmth atij biznesmeni në total ja kemi marrë 360 mijë euro. Ai është Enea, por mbiemrin s’ja kujtoj.”, dëshmoi ai.
Top Channel