Izraeli padit “New York Times” për artikullin mbi abuzimet seksuale ndaj palestinezëve, tensione të reja mes Tel Avivit dhe mediave amerikane
Stuhi të fuqishme dhe reshje të dendura kanë goditur shtetin Uttar Pradesh në Indi, duke shkaktuar viktima, dëme të mëdha materiale dhe skena dramatike që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Një nga momentet më tronditëse u regjistrua në distriktin Bareilly, ku një burrë u hodh në ajër bashkë me një hangar metalik gjatë erërave të forta.
Ngjarja ndodhi në fshatin Bamiyana, ku burri po përpiqej të mbante të lidhur strukturën metalike me një litar, por fuqia e stuhisë e ngriti në ajër bashkë me të. Ai tregoi nga spitali se u ngrit disa metra lart dhe u përplas rreth 15 metra larg vendit ku ndodhej.
This real video shows a person being thrown into the air while holding onto a tin roof as strong winds tore it off a house during the storm in Bareilly, Uttar Pradesh, India.
LATEST: Death toll rises to 89, with 53 people injured. https://t.co/zf8V9LtH7g pic.twitter.com/fJl3QqaiAd
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) May 14, 2026
Si pasojë e rënies, ai pësoi fraktura të rënda në duar dhe këmbë dhe mori ndihmën e parë në një spital lokal. Autoritetet thanë se do të mbështesin familjen dhe të plagosurit nga stuhia.
Ndërkohë, moti ekstrem ka shkaktuar pasoja të rënda në të gjithë Uttar Pradesh. Sipas mediave indiane, të paktën 89 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga shirat e rrëmbyeshëm, erërat e forta dhe goditjet e rrufeve.
Raportohet gjithashtu për dëmtime të shumta në banesa dhe infrastrukturë, ndërsa dhjetëra kafshë janë vrarë nga moti i keq. Zonat më të prekura përfshijnë Prayagraj, Bhadohi, Fatehpur dhe Sonbhadra.
Kryeministri i Uttar Pradesh ka urdhëruar autoritetet lokale të raportojnë çdo tre orë për situatën dhe të publikojnë informacion mbi operacionet e shpëtimit dhe ndihmën për qytetarët e prekur.
Pamjet dramatike të burrit që fluturon bashkë me hangarin metalik janë bërë virale në internet dhe kanë nxjerrë në pah fuqinë shkatërruese të stuhive që kanë goditur Indinë ditët e fundit.
Top Channel