Miratimi i rezolutës për integrimin në BE, Begaj: Dëshmi e një politike serioze dhe të përgjegjshme

14/05/2026 17:20

Presidenti i vendit, Bajram Begaj, ka përshëndetur votimin e rezolutës për procesin e anëtarësimit në BE me e114 vota pro dhe një abstenim.

Kreu i shtetit shprehet se kjo është përgjigjja e duhur ndaj Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2025 dhe ndaj Raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.

“Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në BE është përgjigjja e duhur ndaj Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2025 dhe ndaj Raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.

Kjo rezolutë shënon qasjen e vetme të drejtë: qasjen e bashkëpunimit, kompromisit dhe konsensusit për arritjen e këtij objektivi strategjik kombëtar.

Ajo është dëshmi e pakundërshtueshme e një politike serioze dhe të përgjegjshme, të fokusuar plotësisht në agjendën reformuese të vendit për transformimin demokratik, institucional, ekonomik dhe social.

Përshëndes këtë akt të çmuar të bashkëpunimit parlamentar”, shkruan Begaj.

Top Channel