Pas miratimit të projekt-rezolutën për integrimin në BE, në Kuvend u paraqit Genta Tafa, kandidatja e propozuar dhe e votuar me shumicë votash për pozicionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Pas thirrjes nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, komisionerja Tafa u paraqit në foltore për të bërë betimin e saj mbi detyrën e re. Ky moment u kontestua mjaft nga opozita.

Ishte kryetari i grupit parlamentar të PS, Gazmend Bardhi, i cili pati më së shumti kundërshti, por pavarësisht kontestimeve, mes zhurmës në sallë, Tafa kreu procedurën dhe u largua.

Top Channel