Kalendari i Serie A, arrihet marrëveshja; derbi i Romës dhe sfidat për zonën Champions luhen të dielën në mesditë
Reali i Madridit hapi zyrtarisht procesin elektoral për presidencën e klubit, dy ditë pas njoftimit të bëtë nga presidenti Florentino Perez, deri në këtë moment kandidati i vetëm për t’u rizgjedhur. Sipas një komunikate të vetë klubit, anëtarët kanë 10 ditë kohë, deri në 23 maj për të paraqitur kandidaturat e tyre.
Disa prej kritereve që duhet të plotësojnë kandidatët janë; të jenë spanjollë, të jenë anëtar i klubit prej të paktën 20 vitesh dhe të kenë një garanci bankare prej 187 milionë euro e barabartë me 15% të bilancit vjetor të klubit.
Florentino Perez, 79 vjeç ka konfirmuar vullnetin e tij për të kandiduar pavarësisht sezonit të dytë radhazi pa i fituar titujt kryesorë dhe me tre trajnerë të ulur në pankinën merenges. I vetmi kandidat potencial sfidues është Enrique Riquelme, presidenti i grupit Cox Energy, aktiv në sektorin e ujit dhe energjisë. Riquelme publikoi një letër të hapur ku i kërkoi më shumë kohë për të përgatitur kandidaturën. Pasi shprehu ‘respektin dhe falenderimin më të sinqertë drejt kreut të Los Blancos për atë çfarë ka përfaqësuar për Realin e Madridit’, sipërmarrësi kujtoi se klubi ‘pas gati 20 vitesh pa një proces elektoral pjesëmarrës, ka vendosur afate që nuk favorizojnë pjesëmarrjen dhe debatet të anëtarëve’.
Dhe kërkoi ‘kohë dhe qetësi për të diskutuar të ardhmen e Realit të Madridit’.
Në një deklaratë në media, Riquelme siguroi se si madridist do të jetë gjithnjë disponibël për të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë duke qartësuar se në ditët e ardhshme do të vlerësonte nëse do të hyjë në këtë sfidë, nëse do të ketë kohë të mjaftueshme’. Nëse asnjë kandidat nuk do të paraqesë kandidaturën, Florentino Perez do të mbajë postin e tij që e mbulon nga viti 2000 përveç periudhës 2006-2009, 5 mandate gjatë të cilave Reali ka fituar 5 tituj të La Liga dhe 6 Champions League.
Top Channel