I dënuar me 18 v ite burg për trafikim fëmijësh, ekstradohet nga Greqia i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare Në fjalën e tij në këtë seancë plenare, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, u ndal te rezoluta e dakordësuar nga PS dhe PD për integrimin në BE.
“Në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, të gjithë së bashku, pa asnjë votë kundër, pa asnjë abstenim, të gjitha pro, kemi miratuar një dokument, ndër më të mirët që ka miratuar ndonjëherë ky Komision. Pas 5 orësh debat, ka brenda edhe kritikën, edhe angazhimin, edhe syrin objektiv, por mbi të gjitha, yllin tonë orientues, anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ky mocion me debat, ishte i lidhur me nenin 103, ku thuhet që në fund të debatit miratohet rezoluta. Në fund jemi të detyruar të miratojmë rezolutën, e cila ka kaluar me konsensus. Do të ishte e mirë ta dëgjojmë rezolutën, më pas të çelim debatin.
Të them të drejtën, këto 48 orë, kanë qenë 48 orë të një pune intensive. Të mos ta prishim punën e mirë të Komisionit dhe të vazhdojmë përpara me miratimin”, tha Balla.
Top Channel