Videolajm/ Ferit Hoxha i “zë vendin” Ramës, punonjësja e protokollit të kuvendit i kërkon të largohet nga karrigia e kryeministrit

14/05/2026 16:58

Ministri i jashtëm, Ferit Hoxha është përballur me një skenë të sikletshme sot në Kuvend, kur po diskutohej draft-rezoluta për anëtarësimin në BE.

Sapo zv.kryeministrja Albana Koçiu mbaroi fjalën dhe ul në vendin e saj në radhët e ministrave, Ferit Hoxha i shkoi pranë dhe shfrytëzoi faktin që karrigia e kryeministrit ishte bosh, për të biseduar me numrin 2 të qeverisë.

Një prej punonjëseve të kuvendit, pasi pa që Hoxha kishte zënë vendin e Ramës, iu afrua për t’i komunikuar diçka dhe pas këtij momenti kreu i diplomacisë shqiptare është larguar menjëherë drejt vendit të tij.

Skena nuk kaloi pa u vënë re nga deputetët e opozitës, të cilët shfrytëzuan rastin për t’i bëre foto hoxhës në karrigen e Ramës apo të qeshnin kur ai u detyrua të largohej drejt karriges së tij.

Top Channel