Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Prrenjas–Librazhd, pranë fshatit Dragostunjë, ku dy djem të rinj kanë mbetur të plagosur. Siç raporton gazetarja Bruna Kërçyku, në një motorçikletë ku udhëtonin dy adoleshëntë është përplasur me një automjet.
Për shkak të përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur rëndë dy adoleshentët, duke pësuar fraktura të shumta në trup. Mësohet se të plagosurit janë dy djem banues në fshatin Hotolisht dhe tjetri nga zona e Polisit në Librazhd.
Menjëherë pas aksidentit, ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, mjekët kanë vendosur dërgimin e tyre të menjëhershëm në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Top Channel