Yuri Kim: SPAK po funksionon! Shqipëria ka shumë potencial për investimet e SHBA
11/02/2021 15:17

Pak orë pasi gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha dhe bashkëpuntorët e saj provuan ftohtësinë e prangave të SPAK, ambasdadorja amerikane Yuri Kim nga Durrësi, nuk hezitoi ta vlerësojë këtë zhvillim, si një përgjigje për skeptitët e drejtësisë së re. “Të gjithë skeptikët që kanë thënë se asgjë nuk ka për të ndodhur dhe se reforma në drejtësi bashkë me SPAK nuk ka për të funksionuar u them se kam një lajm për ju. Gaboheni. Ju inkurajoj të shikoni të gjitha rastet kur SPAK ka ndërmadhë dhe kanë ndodhur veprime konkrete përfshi rastin sot në Krujë. Reforma në drejtësi nuk është një mrekulli është punë jo e lehtë, hap pas hapi do të ketë natyrisht edhe ngecje por duhet të ecim përpara. Duhet të keni më shumë shpresë në raport me skepticizmin. Fokusohuni në faktet në atë që SPAK është duke bërë, atë çfarë policia është duke bërë mos e lejoni vetën tju heqi vëmendjen propaganda.” E pyetur për insistimin e të qëndruarit të Tom Doshit jashtë kandimit ambasdadorja amerikane tha. “Vazhdoj ta theksoj këtë pikë. Votuesit shqiptarë meritojnë më shumë. Kjo nuk është se këtë e kërkon SHBA, ambasada amerikane është ajo cfarë votuesit shqiptarë e meritojnë. Mbetet për ta parë. Vijoj diskutimet për këtë cështje që është me rëndësi nga fundi I ditës do të shkruaj dicka të re për këtë.” Një ditë më parë Top Channel raportoi rreth xhelozisë që ka ngjallur në Komisionin Europian përfshirja e SHBA në ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Për këtë investim amerikan ambasadorja Kim bëri këtë koment. “SHBA kanë mbështetur ndërtimin e Skavicës. Unë shikoj shumë potencial për investimet amerikane në Shqipëri. Investime të mëdha amerikane. Kjo varet nga forcimi shtetit ligjor dhe shtimi transparencës së proceseve. Prandaj merr një rëndësi të veçantë reforma në drejtësi. Kjo reformë nuk është morale por mbart arsye biznesi.”

Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12