Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bendi Gonxhe u paraqit në Komisionin e Kulturës së bashku me ekipin e tij për të prezantuar projektbuxhetin për vitin 2027, por mbledhja tre orëshe u dominua nga debate të ashpra mes btij dhe kryetares të Komisionit Ina Zhupa, që e nisi me nëj kritikë për dorëzimin me vonesë të draftit. Më pas, Zhupa kritikoi qeverinë për dhunë ndaj protestuesve, ndërsa ministri fajësoi protestuesit për anulimin e disa eventeve në kryeqytet.