Një automjet i parkuar në lagjen "28 Nëntori" në Elbasan ka marrë flakë mbrëmjen e djeshme si pasojë e një shpërthimi me lëndë plasëse. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa lënda plasëse e dyshuar tritol i ishte vendosur një mjeti tip "Volksëagen". Eksplozivi ishte vendosur në njërën prej gomave të para të mjetit të një shtetaseje me inicialet A. D. Si pasojë e shpërthimit të tritolit, makina është përfshirë menjëherë nga flakët. Si pasojë e përhapjes së shpejtë të zjarrit është dëmtuar edhe një automjet tjetër tip "Benz" i parkuar pranë mjetit që ishte shënjestër e sulmit me tritol. Për të shuar zjarrin u desh ndërhyrja e mjeteve zjarrëfikëse, ndërkohë që në vendngjarje është ngritur një grup hetimor që po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.