Tre ankime kundër akteve të qeverisë të miratuara më 28 tetor për protestën, u dorëzuan këtë të enjte në Gjykatën Kushtetuese në emër të studentëve që po protestojnë prej disa javësh. Dy grupime studentësh dhe 4 organizata të shoqërisë civile iu drejtuan Kushtetueses për aktin normativ që i jep të drejtë policisë të drejtën ndalojë ose kufizojë protestën, të kërkojë fshirje postimesh, apo të vendosë gjoba deri në 500 mijë lekë. Po ashtu, kërkohet shfuqizimi i aktit normativ që i bën organizatorët përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga të tjerët gjatë protestave të tetorit. Edhe regjistrim policor në prokurori për protestuesit që u refuzohet dalja jashtë vendit, studentët e cilësojnë si antikushtetues Tre akte të ndryshme, me një mesazh të përbashkët: kush ngre zërin kundër pushtetit, duhet të ketë frikë nga pasojat. Qeveria thotë se me këtë paketë “protesta paqësore mbrohet” dhe se “përgjegjësia është gjithnjë vetjake”, paketa “antidhunë” ndëshkon edhe ata që nuk kanë ushtruar dhunë…