Teksa protestat e muajve të fundit kulmuar nga ato të dhunshmet gjatë muajt Tetor dhe kanë prodhuar shpenzimin e shumë energjive nga mazhoranca qeverise, kryesocialisti Edi Rama po diskuton me bashkëpuntorët e tij, mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të PS. Burime nga Partia Socialiste thanë për Top Channel, se është në diskutim mbledhja e Asamblesë më 14 nëntor. Megjithatë, në ditët në vazhdim pritet konfirmimi i kësaj date dhe njoftimi i të gjithë anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të PS.