SPAK ka kërkuar dënim me burg për dy të akuzuarit për sigurimin e kushteve për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit. Bëhet fjalë për një çështje të ndarë nga dosja “Revanshi”, në të cilën hetuesit zbardhën mijëra komunikime të anëtarëve të grupeve kriminale në aplikacionin e koduar SkyECC. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 10 vite burg për Leonard Dukën, i njohur edhe si “Princi Damian”, dhe 6 vite burg për Drianto Bardhin. Të dy akuzohen për përfshirje në sigurimin e kushteve që do të mundësonin ekzekutimin e Martinajt dhe Mihasit.