Protestuesit kanë vendosur të ndryshojnë strategjinë e protestës, duke thirrut tubim kombëtar dy herë në javë. Studentët kanë bërë thirrje që të grumbullohet për protest kombëtare çdo të mërkurë dhe të shtunë, duke nisur nga ora 14:00. Ndërkohë, protesta e sotme u zhvillua në mënyrë paqësore dhe pa incidente të raportuara. Gjatë paradites, studentët nuk marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit, por iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për të ankimuar paketën ligjore antidhunë të qeverisë ndaj protestuesve. Ndërsa gjatë pasdites, një grup protestuesish qëndruan përballë Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjen për dorëheqjen e kreut të qeverisë, Edi Rama.