Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi u paraqitën në seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme, i pari brenda kafazit të qelqtë teksa ish bashkëshortja e tij në sallë krah avokatit të saj. Në nisje të seancës, Presidenti i Partisë së Lirisë parashtroi tre kërkesat: të dilte nga kafazi i qelqtë dhe të ulej krah avokatit, të lejoheshin kamerat të transmetonin procesin gjyqësor dhe kërkesa e tretë, të verifikoheshin pajisjet e përgjimit në ambientet e paraburgimit gjatë kohës që takohet me avokatin e tij mbrojtës Bujar Musta.