VKM-ja u ngre pagat shoferëve të urgjencës, në realitet paga u është ulur – Fiks Fare
11/10/2024 20:45

Shoferëve të Urgjencës së Shërbimit Paraspitalor në Spitalin Universal Nënë Tereza prej tre muajsh u është ulur paga në 27 mijë lëkë në muaj. Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë sqaron se VKM- ja e re që ka dalë ua ka rritur pagat, jo ulur. 15 shoferë të Urgjencës Paraspitalore në QSUT u ankuan në Fiks Fare se prej muajit korrik të këtij viti paga e tyre është ulur. Nga 30 mijë lekë në muaj ata kanë marrë 27 mijë lekë. Ata kërkojnë të dinë se pse është bërë ky ndryshim i pagës së tyre me ulje dhe nëse ka ardhur si pasojë e VKM-së së re që ka hyrë në fuqi. Fiks Fare iu drejtua drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe Ministrisë së Shëndetësisë për problemin e shofereve të ambulancave të urgjencës mjekësore paraspitalore. VKM-ja e 6 qershorit 2024, sipas tyre, nuk parashikon ulje të pages së shofereve, por rritje të pagës nga 10 mijë lekë në 14 mijë lekë në muaj. Drejtuesja e QSUT-së, zonja Alma Cami sqaron për Fiks Fare se nga ana e institucionit që ajo drejton, po ndërmeren të gjithë hapat e nevojshëm për mbështetjen e shoferëve të autoambulancave në Urgjencën Paraspitalore, me qëllim që pagesat e tyre të jenë sipas kodit të punës. Sipas saj, ulja e pagave për këta shoferë për 3 muaj me radhë ka qenë një keqkuptim nga zyra ekonomike gjatë ndryshimit të referencës së pagave.

Fiks Fare, 23 Tetor 2026/ Të moshuarit shfrytëzojnë 27-vjeçaren me probleme mendore -Episodi i plotë
23/10 21:01
Shantazh ndaj vajzës me probleme të shëndetit mendor! Fiks Fare ekspozon rrjetin e shfrytëzuesve
23/10 21:00
27 vjeçarja me probleme të shëndetit mendor, halla: Të moshuarit e lagjes e shfrytëzojnë!
23/10 20:45
Probleme pambarim! Qytetarët denoncojnë në Fiks Fare hallet me të cilat përballen çdo ditë
23/10 20:30
Indianët e Wolt “pushtojnë” godinat e studentëve në Kamëz! Trafik qeniesh njerëzore në godinat e UBT?
22/10 21:01
Drejtori i konvikteve në Kamëz: Kallëzim penal për eprorin në Qytetin Studenti?Premtimi në Fiks Fare
22/10 21:00
Skandal në UBT/Dyshime për trafikim qeniesh njerëzore,pazare me konviktet dhe regjistrime fiktive!
22/10 20:45
‘Det fasulesh’ në fshatin Adriatik, 25 tonë pa shitur
22/10 20:30
Fiks Fare – Episodi i plotë, 20 tetor 2026 – Firma nën hetim për çështjen Balluku fiton tender 5M €
20/10 21:01
Monologu i ndjerë i studentit në Fiks Fare: Të rinjtë janë e tashmja!
20/10 20:30
Skandal në Qytetin Studenti! Dyshekë të ndotur e mobilie të shkatërruara, drejtori “i zënë”!
19/10 21:01
Pamje horror/ Qytet Studenti: Dyshekë me njolla, mobilie të prishura e lagështirë!
19/10 21:00
Studenti protestues: “Më rrahën në komisariat”
19/10 20:45
Avokati i Popullit: Prangat e Klevi Metajt të paligjshme!
19/10 20:30
Dëshmi ekskluzive/ Klevi Metaj i prangosur rrëfen për Fiks Fare: “U vetëmbrojta nga policët!”
16/10 21:01
Klevi Metaj flet i prangosur në spital për Fiks Fare: Më sulmuan 6 policë, unë u vetëmbrojta!
16/10 21:00
Protesta sot, studentët dhe gjimnazistët flasin! Fiks Fare zbulon: Eva Pango ndodhet në reanimacion!
16/10 20:45
“Nuk jemi huliganë!” Flet për Fiks Fare i riu që pak minuta më pas u përplas në tokë nga policia!
16/10 20:30
Ekskluzive/ Dëshmia e 19-vjeçarit me këmbën e thyer për Fiksin: Më dhunuan policët!
15/10 21:01
19-vjeçari me këmbën e thyer rrëfen për Fiksin: Isha kalimtar, më dhunuan policët natën e protestës!
15/10 21:00