“Vendose maskën, mbaje mirë”/ Policia “zbarkon” në autobusë, gjobiten qindra qytetarë
11/02/2021 11:50

Në kuadër të zbatimit të masave anti-Covid, Policia e Shtetit ka nisur kontrollet në linjat urbane dhe interurbane të transportit publik. “Kontrollet intensive në të gjithë vendin janë përqendruar edhe në linjat urbane dhe interurbane të transportit publik”, bën me dije policia. Raportohet se në 24 orët e fundit janë në këto linja janë ndëshkuar me masë administrative me nga 3.000 lekë, 283 shtetas, nga të cilët 85 në Tiranë. Njoftimi i policisë/ Policia e Shtetit Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet intensive, në funksion të zbatimit të masave anticovid. Kontrollet intensive në të gjithë vendin janë përqendruar edhe në linjat urbane dhe interurbane të transportit publik. Nisur nga rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19, efektivët e Policisë Rrugorë në të gjithë vendin, në zbatim të masave kufizuese të parashikuara në Urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Nr. 616, datë 09.11.2021, kanë riorganizuar shërbime të posaçme për kontrollet në mjete, mbi përdorimin e barrierave mbrojtëse dhe kapacitetet e caktuara sipas protokolleve të miratuara nga organet përkatëse. Duke vlerësuar transportin publik qytetas si një transport me risk të lartë infeksioni, efektivët kanë ushtruar kontrolle në linjat kryesore të transportit publik urban dhe interurban, së pari për ndërgjegjësimin e stafit të punonjësve që janë në këto mjete, mbi rëndësinë që ka zbatimi i masave mbrojtëse ata, si dhe për kapacitetin e pasagjerëve në mjet dhe përdorimin e barrierave mbrojtëse nga ana e tyre. Gjatë kontrolleve, në orët e pikut të ngarkesës, kryesisht në kryeqytet janë konstatuar mangësi dhe neglizhencë në përdorimin e barrierave mbrojtëse, si nga drejtuesit, ashtu edhe nga pasagjerët. Krahas këshillimeve nuk kanë munguar masat ndëshkuese për pasagjerë apo drejtues mjetesh që nuk mbanin barrierën mbrojtëse në mjetet e transportit publik. Përgjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, në linjat urbane dhe interurbane janë ndëshkuar me masë administrative me nga 3.000 lekë, 283 shtetas, nga të cilët 85 në Tiranë. Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët që të respektojnë me rigorozitet masat kufizuese anticovid. #MosNeglizhoUdhezimet #VendoseMaskenPerJeten #PoliciaAleatiJuajneKeteLufte

Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12