Tuneli i Llogorasë, ende pa vendim/ Oferta e “Gjoka Konstruksion” me 10 mln euro më pak
16/03/2021 15:25

Afati për vlerësimin e ofertave për garën e ndërtimit të Tunelit të Llogorasë ka përfunduar sot, por ende nuk ka një vendim nga autoritetet tenderuese. Të pyetur nga Top Channel, përfaqësues të dikasterit të Infrastrukturës kanë deklaruar se nuk ka përfunduar ende procesi I verifikimit të ofertave nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave që në fakt duhet të kalojë në “sitë” një sasi të madhe dokumentacioni. Megjithatë, Top Channel ka mësuar se shpallja e fituesit mund të bëhet paraditen e së mërkurës. Hapja e ofertave për Tunelin e Llogorasë u bë më 1 mars, teksa morën pjesë në garë 6 kompani, ku midis tyre edhe kompania Gjoka Construction, që mësohet se ka dhënë edhe vlerën më të ulët financiare. Oferta e kompanisë Gjoka për ndërtimin e kësaj vepre ishte 10 milionë euro më e ulët se vendi i dytë ndjekës. Aktualisht kompania Gjoka Construction po ndërton edhe një ndër veprat më të rëndësishme, atë të Rrugës së Arbrit e cila është drejt përfundimit. Tunelet e kësaj rruge kanë përfunduar dhe është ende në proces asfaltimi i rrugës. Eksperienca e kompanisë në ndërtimin e tunelit të Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit por edhe tuneleve të tjera të këtij segmenti e bën kompaninë Gjoka favorite për të qenë kompania fituese që mund të ndërtojë edhe Tunelin e Llogorasë. Ky i fundit, do të ketë një gjatësi prej 6 km dhe do të nisë nga Ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit e deri në Urën e Palasës, teksa vlera e investimit arrin në 155 milionë euro.

Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48