Top News – Vuçiç ‘sheh fantazma’, Serbia nën rrethim / Pse po blindohet Beogradi, frikë nga fqinjët
26/04/2026 20:56

Bashkëpunimi ushtarak mes shteteve është një normë në arkitekturën moderne të sigurisë, por në Ballkan, ai vazhdon të shihet si problem. të paktën nga Serbia kur përfshin Kosovën dhe dy aleatët e NATO-s, Shqipërinë dhe Kroacinë, shkruan REL. Narrativa shkon deri në perceptim të rrezikut, që jo domosdoshmërisht reflekton gjendjen reale të sigurisë në terren. Pikënisje e gjithë kësaj dinamike ishte një deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit, e nënshkruar më shumë se një vit më parë. Nënshkruesit e paraqitën atë si angazhim për forcimin e bashkëpunimit, mbrojtjen e territoreve dhe kontributin në paqe e siguri ndërkombëtare, duke theksuar se nuk është e drejtuar kundër askujt. Megjithatë, Serbia e interpretoi si një provokim që rrezikon integritetin territorial dhe sigurinë e qytetarëve deri në atë pikë sa presidenti Aleksandar Vuçiç deklaroi se këto vende po përgatiten për sulm. “Në mes të asgjësë shfaqet një aleancë ushtarake mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit. Jo një bashkëpunim ushtarak-teknik, jo një bashkëpunim ushtarak-ekonomik, por një aleancë ushtarake. Dhe, natyrisht, jam i frikësuar për çdo qytetar të këtij vendi”, tha Vuçiç. Për ta forcuar këtë narrativë, ai paralajmëroi javën e kaluar investime të reja në ushtri dhe rritje të mëtejshme të kapaciteteve mbrojtëse, duke theksuar se Serbia duhet të jetë e përgatitur për çdo zhvillim në një “situatë komplekse” sigurie, të shkaktuar nga aktivitetet e Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit.

Top News – 7 kërkesat e Luginës, nga ndalimi i pasivizimit të adresave, te gjuha e simbolet
29/10 12:15
Top Channel/ “Vuçiç po përgatiste grusht shteti”! Brnabiç: Plan pér arrestimin e tij
28/10 23:21
Top News-Vuçiç ishte gati për grusht shteti/The Times:S’donte të jepte pushtetin,mblodhi 7000 njerëz
28/10 22:50
Top News – Bankieri, ylli i basketbollit, kardiologu, kimisti / Kush do jetë kryeministri i ri serb
28/10 12:02
Top News – Alarm i kuq në Serbi për terrorizmin/ Sulm në ambasadën izraelite, vritet autori i mitur
28/10 11:39
Top News – Nga Kurti te Radoiçiç, lista studentore serbe ‘e paqartë’ për Kosovën
28/10 10:53
Top Channel/ Serbia ndryshon plan për Kosovën, Srdaroviç: Dialog, marrëveshjet do respektohen
27/10 22:58
Top News – Studentët në Serbi ‘përveshin mëngët’ / Nisin bisedimet për qeverinë e re
27/10 13:43
Top News – Nga Kosova te Rusia…Sfidat që i presin udhëheqësit e rinj të Serbisë
27/10 12:01
Top News – Ikën Vuçiç, vijnë studentët…Si do ta qeverisin Serbinë liderët e rinj?
27/10 11:57
Top News – Nis një epokë e re për Serbinë…Si do të qeverisin studentët pas humbjes së Vuçiçit?
26/10 12:08
Top News -‘Lista Studentore’ në Serbi dhe Kosova / Edhe studentët si Vuçiçi: ‘Është pjesë e pandarë’
26/10 12:08
Top News – Një shans për shërimin e Serbisë / Humbja e Aleksandër Vuçiçit ‘rezultat i papritur’
26/10 12:04
Top Channel/ Largimi i Vuçiçit, si ndryshon qëndrimi ndaj Kosovës? Cfarë deklaron Lista Studentore!
26/10 11:37
Top News – Shqiptarët marrin dy mandate në Serbi / Kamberi: Jemi në garë edhe për të tretin
26/10 11:00
Top News – Serbia në festë, studentët 140 mandate / Vuçiç pranon humbjen, ‘më në fund të lirë’
26/10 10:56
Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26