100 euro për votë dhe mbulim të shpenzimeve të udhëtimit, janë disa nga premtimet e bëra nga ish-presidenti Aleksander Vuçiç, ndaj komunitetit dhe qytetarëve serbë në Kosovë, në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi. Në kushte anonimiteti, qytetarë serbë kanë deklaruar për KosovaPress, se janë përballur me presione dhe kushtëzime për të votuar për Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, në zgjedhjet në Serbi.