Në intervistën e parë pas fitores së zgjedhjeve të parakohshme në Serbi, i pari në Listën Studentore dhe kandidati kryesor për kryeministër, Ilija Sërdanoviç, deklaron se do ta vazhdojë dialogun me Kosovën, të zhvilluar gjatë qeverisjes së mëparshme. Duke folur për Radion Evropa e Lirë (REL), Sërdanoviç thotë se pushteti i ri do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara gjatë qeverisjes së Aleksandër Vuçiç.