Top News – Një shans për shërimin e Serbisë / Humbja e Aleksandër Vuçiçit ‘rezultat i papritur’
26/10/2026 12:04

“Ky është një shans që të fillojmë të shërohemi si shoqëri, t’i ndëshkojmë ata që janë përgjegjës dhe të përpiqemi të jetojmë si gjithë bota normale”, thotë për Radion Evropa e Lirë Dushan Spasojeviq, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd. Pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, Spasojeviq e cilëson rezultatin si një fitore të madhe dhe deri diku të papritur, si dhe një humbje shumë të rëndë për Partinë Përparimtare Serbe. “Ky rezultat bindës është një befasi, bashkë me faktin që askush tjetër nuk e kaloi pragun zgjedhor, çka konfirmoi se kjo ishte një betejë mes dy listave të mëdha”, tha ai. Politologu Dushan Spasojeviç e sheh menaxhimin e pritjeve si një ndër sfidat më të mëdha për pushtetin e ri. “Por, mendoj se do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme t’i ulim pritshmëritë dhe të mos besojmë se që të premten e ardhshme Serbia do të jetë shtet i së drejtës dhe se të gjithë ata që e meritojnë do të jenë në burg”, tha ai. Sipas Spasojeviqit, humbja e Partisë Përparimtare Serbe dhe e kandidatit të saj për kryeministër, Aleksandar Vuçiq, ishte aq e thellë sa u detyruan ta pranonin. I pyetur nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare u zhvilluan në një atmosferë referendumi, Spasojeviq tha se kjo mund të thuhet pa asnjë dyshim. “Vuçiq u përpoq t’i jepte fund krizës duke shpallur zgjedhje të parakohshme, por nuk ia doli. Nuk mundi ta përmbyste atë prirje”, tha ai. Spasojeviq tha se Partia Përparimtare serbe kontrollonte gjithçka deri para dy vjetësh, kur ndodhi tragjedia në Novi Sad. “Reagimi i tyre ndaj saj dhe dëshira që askush prej tyre të mos mbante përgjegjësi për asgjë çuan deri këtu. Sikur ndonjë ministër të kishte përfunduar në burg, sikur dikush të ishte arrestuar, nuk do t’i shihnim këto skena, e sigurisht jo në këtë mënyrë”, vlerësoi ai.

Top News – Nis një epokë e re për Serbinë…Si do të qeverisin studentët pas humbjes së Vuçiçit?
26/10 12:08
Top News -‘Lista Studentore’ në Serbi dhe Kosova / Edhe studentët si Vuçiçi: ‘Është pjesë e pandarë’
26/10 12:08
Top News – Një shans për shërimin e Serbisë / Humbja e Aleksandër Vuçiçit ‘rezultat i papritur’
26/10 12:04
Top Channel/ Largimi i Vuçiçit, si ndryshon qëndrimi ndaj Kosovës? Cfarë deklaron Lista Studentore!
26/10 11:37
Top News – Shqiptarët marrin dy mandate në Serbi / Kamberi: Jemi në garë edhe për të tretin
26/10 11:00
Top News – Serbia në festë, studentët 140 mandate / Vuçiç pranon humbjen, ‘më në fund të lirë’
26/10 10:56
Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02