Lista Studentore që doli nga protestat masive kundër korrupsionit në serbi, pas tragjedisë së Novi Sadit, është fituesja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës. Ajo nuk ka një udhëheqës të vetëm: studentët organizohen përmes plenumeve, ku vendimet merren kolektivisht, ndërsa për zgjedhjet mbështetën një listë kandidatësh nga fusha të ndryshme profesionale dhe shoqërore. Gjatë fushatës, kandidatët e Listës Studentore u shprehën për rishqyrtimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, rikthimin e çështjes së statusit të saj në Kombet e Bashkuara dhe marrjen e vendimeve vetëm pas konsultimeve me serbët e Kosovës.