Top News/ Vdekja e aktorit Matthew Perry, lirohet nga burgu njëri nga të akuzuarit
31/08/2024 18:06

Një nga mjekët e akuzuar për vdekjen e aktorit Matthew Perry nga droga vitin e kaluar është paraqitur në një gjykatë amerikane. Mark Chavez u lirua me kusht në seancën dëgjimore në Los Anxhelos të premten, gjatë së cilës ai ra dakord të ndalonte punën e tij si mjek. Ai është "tepër i penduar", tha avokati i tij. Doktor Chavez, një nga pesë personat e akuzuar për vdekjen e Perry, ka rënë dakord për një marrëveshje me prokurorët. 54 vjeçari vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles tetorin e kaluar. Një ekzaminim pas vdekjes zbuloi një përqendrim të lartë të drogës ketamine në gjakun e tij dhe përcaktoi se "efektet akute" të substancës së kontrolluar e kishin vrarë atë. Policia njoftoi rezultatet e hetimit të saj dhe dy javë më parë. Ata thanë se kishin zbuluar një "rrjet të gjerë kriminal të nëndheshëm" të furnizuesve të drogës që shpërndanin sasi të mëdha ketamine. Tre nga të akuzuarit – përfshirë asistentin e Perry-t – kanë pranuar fajësinë për akuzat për drogë. ndëkrohë mjeku Chavez ka pranuar një akuzë të komplotit për shpërndarjen e ketaminës. Në seancën gjyqësore të së premtes, lirimi me kusht u caktua pasi i akuzuari pranoi të paguajë 50,000 dollarë si garnanci pasurore, të dorëzojë pasaportën e tij si dhe tëm os vazhdojë që të praktikojë mjekësinë. "Klienti im po pranon përgjegjësinë. Ai po bën gjithçka në fuqinë e tij për të bashkëpunuar, për të ndihmuar në këtë situatë," tha avokati mbrojtës Matt Binninger. Ketamina përdoret si trajtim për depresionin, ankthin dhe dhimbjen. Njerëz të afërt me Perry, i cili luajti si një nga personazhet kryesorë në serialin Friends, treguan pas vdekjes së tij se ai po i nënshtrohej një terapie ku po kurohej me ketaminë.

Top Channel/ “Nuk kam kohë të plakem”, zbulohen fjalët e fundit të artistes ikonike para vdekjes
26/08 21:49
Top Channel/ “Ma shpifni”, ish-moderatorja e “Goca dhe Gra” ‘shpërthen’: Meshkuj, do ju fëlliq
26/08 19:42
Top Channel/ Ish-moderatorja e Goca dhe Gra ‘shpërthen’ në rrjetet sociale: Meshkuj, ma shpifni
26/08 17:19
Top Channel/“Gjithë ditën kam pritur të vish”,ditëlindja e parë pa Shpatin, rrëfimi prekës i Selvisë
24/08 21:20
Top Channel/ Në lidhje me yllin e OnlyFans? Ylli i Arsenalit “kapet” nga fansat, zbulohet e vërteta
12/08 22:13
Top Channel/ Yamal tradhton të dashurën? Si qëndron e vërteta e fotove me vajzën misterioze në bikini
11/08 21:57
Top News – Ariana Grande ‘braktis’ karrierën. Aktorja dhe këngëtarja e mërzitur nga fama e madhe
03/08 13:19
Top News – Ndahet nga jeta ylli i ‘Jurassic Park’ / Aktori Sam Neill vdes në moshën 78 vjeçare
13/07 13:57
Top Channel/ Nga divorci me Elian dhe dhuna, te martesa me fotografen, ky është djali i Princ Lekës
11/07 10:08
Top News – Shuhet ylli i Popit Bonnie Tyler / Këngëtarja e ‘Eotal eclipse of the Heart’
09/07 15:14
Top Channel/ Qeni i sulmon pastruesen e shtëpisë, Chris Brown në telashe, urdhërohet të…
01/07 22:56
Top Channel/ Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt martesës? Zbulohen detaje nga festa gjigante
26/06 20:03
Top Channel/ Ribashkohen Mateo dhe Brikena? Çfarë ndodhi në Top Arena mes ish-çiftit të BBVIP
22/06 22:31
Top Channel/ “Shëmtirë, idiote…”! “Shpërthejnë” ofendimet mes Zegjinesë e influenceres: Analfabete
09/06 13:20
Top Channel/ Ndahen Brikena dhe Mateo? Si qëndron e vërteta rreth ish-banorëve të BBVIP
29/05 21:53
Top Channel/ Puthje pasiononte, balerina shqiptare konfirmon lidhjen me këngëtaren italiane
18/05 21:33
Top News – Shakira shpallet e pafajshme. Fiton gjyqin me tatimet spanjolle, i kthehen 55 mln euro
18/05 18:49
Top News – ‘Nan’ gati për finalen e madhe. Eurovision 2026, Alis performon i pesti sonte
16/05 14:01
Top News – Shqipëria shkon në finalen e madhe /Alis me ‘Nan’, performancë e jashtëzakonshme në Vjenë
15/05 11:37
Top News – Dua Lipa padit Samsungun / 15 milionë dollarë dëmshpërblim për imazhin
11/05 14:12