Këngëtari amerikan Chris Broën është shpallur përgjegjës për një sulm nga qeni në pronën e tij në Kaliforni, dhe është urdhëruar nga një juri në Los Angeles t’i paguajë 12.9 milionë dollarë dëmshpërblim pastrueses së shtëpisë, Maria Avila, e cila u plagos rëndë gjatë incidentit në vitin 2020. Vendimi u mor pas një gjyqi dyjavor, ku juria konstatoi se Broën dhe kompania e tij, Black Pyramid, kishin vepruar me neglizhencë. Avila u sulmua nga qeni bari kaukazian 90 kilogramësh, i quajtur Hades, teksa po nxirrte mbeturinat nga shtëpia e këngëtarit. Sipas dëshmisë së Avilës, sulmi i shkaktoi plagë të rënda, duke i shqyer pjesë të mëdha të lëkurës dhe duke i lënë shpërfytyrim të përhershëm në fytyrë, humbje të pjesshme të shikimit, dëmtime nervore dhe kufizime në lëvizjen e krahut të majtë. Ajo deklaroi se nuk ka mundur të rikthehet në punë për shkak të pasojave fizike dhe stresit post-traumatik.