Është shoqëruar sot në polici këngëtari Jozefin Marku, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Edi Kuçin. Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat. Mësohet se bashkë me Jozefin Markun është shoqëruar edhe një person tjetër i përfshirë në këtë ngjarje. Nga hetimet e deritanishme u zbulua se video është regjistruar në Tiranë tek mbikalimi i Rinasit.