Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me emrin e artit si Gjesti, është dënuar me 2 vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Vendimi u shpall të hënën nga gjykatësja Edita Çanta, pasi këngëtari u kap disa muaj më parë më një armë zjarri pa leje dhe u akuzua se kërcënoi pronarin e një studioje muzikore. Këngëtari u akuzua për vepra penale “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.