Ariana Grande pritet të bëjë një pauzë nga jeta publike pas përfundimit të turneut të saj “Eternal Sunshine”, i cili mbyllet më 1 shtator në Londër. Sipas raportimeve, përfaqësuesit e këngëtares dhe aktores kanë bërë të ditur se ajo nuk do të ketë paraqitje publike për një periudhë të pacaktuar, pasi dëshiron të largohet nga vëmendja e vazhdueshme mediatike dhe komentet që ka marrë prej vitesh për pamjen dhe karrierën e saj. “Ky turne ka qenë një përvojë e bukur për të. Ajo i do fansat e saj dhe ka çmuar çdo moment,” citohet të ketë thënë përfaqësuesi i saj, duke shtuar se pushimi do t’i japë mundësinë të shkëputet nga “vëzhgimi i pafund dhe i vazhdueshëm publik”.