Është ndarë nga jeta parakohe këngëtari i njohur grek Jorgos Mazonakis, një prej emrave më të njohur të muzikës popullore dhe moderne greke. Mazonakis u shua në moshën 54-vjeçare. Sipas raportimeve, këngëtari pësoi një atak kardiak dhe u dërgua me urgjencë në spitali, në Athinë, ku mjekët tentuan ta mbanin në jetë, por pa sukses.