Këngëtarja uellsiane Bonnie Tyler, e njohur për hite si "Total Eclipse of the Heart", është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeç, sipas një deklarate në faqen e saj të internetit dhe llogaritë në mediat sociale të enjten. "Familja e Bonnit njofto me pikëllim se ajo ndërroi jetë papritur në spital në Portugali si pasojë e sëmundjes për të cilën po trajtohej", thuhet në një deklaratë. Vdekja e saj vjen pasi ylli i popit, emri i të cilës ishte Gaynor Hopkins, iu nënshtrua një operacioni urgjent në zorrë dhe u fut në koma të induktuar.