Top News – Varianti indian në Britani/ Rritet shqetësimi, përhapet shpejt, sfidon vaksinimin
07/05/2021 16:02

Ekspertët e shëndetit publik kanë rekomenduar se një version i variantit indian të koronavirusit mund të lë vend për shqetësim në Mbretërinë e Bashkuar, raporton BBC. Ata janë duke analizuar mutacionin B.1.617.2, i cili duket se përhapet më shpejt sesa dy lloje tjera të variantit indian. Shkencëtarët po ashtu besojnë se ky lloj është edhe më i transmetueshëm sesa varianti i identifikuar muaj më parë në Britani. Një zyrtar i institucionit të shëndetit publik në këtë shtet nuk ka komentuar rrjedhjen e informatave. Viruset krijojnë mutacione gjithë kohën, duke krijuar versione të vetes. Shumica prej tyre janë të padallueshme dhe disa mund të mos merren seriozisht, mirëpo ka edhe të atillë ndaj të cilëve vaksinimi bëhet i vështirë. Varianti britanik, ai i Afrikës së Jugut dhe ai i Brazilit veçse konsiderohen “shqetësues” në Britani. Këto versione, bashkë me variantin indian, kanë pësuar ndryshime në proteinën kryesore – pjesa e virusit që ngjitet në qelizën e njeriut. Varianti origjinal indian është vërejtur fillimisht në Britani në muajin tetor. Ky version më pas është identifikuar edhe me tri ndryshime më të vogla. Mirëpo një burim është cituar t’i ketë thënë BBC-së se deri më tani nuk ka të dhëna se varianti indian është rezistent ndaj vaksinave aktuale. Autoritetet britanike besohet të kenë identifikuar 500 raste me mutacionin e variantit britanik. Shkalla më e madhe e infektimit është vërejtur në Londër dhe veriperëndim të Anglisë. Ende nuk është bërë e qartë se si këto infektime mund të lidhen me udhëtimet ndërkombëtare.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23