Ukraina dhe Rusia pritet të ulen sërish në tryezën e dialogut, në muajin nëntor, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kremlini kërkon që pjesë e negociatave të ardhshme për t’i dhënë fund luftës duhet të jetë edhe Evropa. Kështu tha këshilltari për politikën e jashtme i presidentit rus Vladimir Putin, Yuri Ushakov, në një intervistë për mediat vendase.