Top News – Vaksina kineze në Serbi/ Mbërrin avioni me një milionë doza
16/01/2021 17:33

Një avion me një milion doza të vaksinës kundër koronavirusit, Sinopharm, ka arritur të shtunën në Serbi, duke e bërë shtetin e parë evropian që merr vaksinën kineze për koronavirus. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dalë në aeroport së bashku me ambasadoren kineze në Beograd, Chen Bo për të pritur avionin me vaksinat. “Dua ta falënderoj presidentin Xi Jinping dhe udhëheqësinë kineze për dërgimin e një milion dozave të vaksinës”, tha Vuçiq, i cili ka ndihmuar në krijimin e lidhjeve më të ngushta me Kinën në vitet e fundit. Ai tha se rregullatori i barnave në Serbi, pritet që në ditët në vijim të miratojë për përdorin vaksinën e Sinopharm, duke lejuar që administrimi i kësaj vaksine të nisë brenda javës. Mbi 20,000 qytetarë serbë deri më tani janë vaksinuar kundër koronavirusit, që prej se fushata e vaksinimit nisi në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Në Serbi, fillimisht janë vaksinuar më të moshuarit që jetojnë në shtëpi të pleqve dhe punëtorët shëndetësorë. Serbia po përdor vaksinat e krijuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech, por edhe vaksinën ruse Sputnik-V. Vuçiq tha se Serbia pritet të marrw javën e ardshme edhe 250,000 doza të vaksinës Sputnik-V dhe 20,000 doza të tjera të vaksinës së Pfizerit. Ai po ashtu tha se në muajin qershor, do të marrin edhe doza të vaksinës së kompanisë AstraZeneca dhe të Modernas. Vendi fqinj, Hungaria pret që rregullatori shtetëror i barnave, të miratojë për përdorim vaksinën e Sinopharm, në mënyrë që të nisë edhe administrimi i saj, pasi Komisioni Evropian i dha dritën e gjelbër për të negociuar për furnizim me Sinopharm.

Top News- Izraeli bën gati tanket, pritet urdhri për pushtimin e Gazës
26/08 23:00
Top Channel/ Trump trondit kriminelët në Uashington, paralajmëron dënimin me vd*kje
26/08 23:00
Top News- Tregti me pamjet e të abuzuarave, pedofilët sfidojnë rrjetin…thirrje për Elon Musk
26/08 22:30
Top Channel/ Alarmohet Europa! Stuhi të forta në Francë, Itali e Angli
26/08 22:22
Top News- Ushtria ruse hyn në rajonin e Dnipropetrovskut…sulmi i parë në shkallë të gjerë
26/08 22:20
Top News- Spanja e “kryqëzuar” nga zjarret, alarm kombëtar…flakët apokaliptike përpijnë pyjet
26/08 21:40
Top Channel/ “Sulme të tmerrshme”, BE-Britani, kundër Netanjahut: Koha për armëpushim!
26/08 19:17
Top News – Kopshti zoologjik nën hetim / Drejtohet nga djali i njeriut më të pasur të Azisë
26/08 16:29
Top News – Franca sërish në krizë…Qeveria në rrezik, zgjedhje të parakohshme në horizont
26/08 16:21
Top News -‘Si t’ia shpjegoj nipërve e mbesave?’ Snoop Dogg kritikon personazhet në filmat për fëmijë
26/08 16:20
Top News – SHBA e Rusia diskutojnë për energjinë / Stimuj për të inkurajuar Kremlinin për paqe
26/08 15:03
Top News – Trump do të takohet me Kim Jong un / ‘Pres me padurim, ndoshta ndodh këtë vit…’
26/08 14:59
Top News- Duart e Trump ‘ndezin’ rrjetin/ Shtëpia e Bardhë sqaron shenjat e mavijosura
26/08 13:36
Top News – Australia dëbon ambasadorin iranian / Fajëson republikën islamike për sulme antisemite
26/08 12:13
Top News – Rubio ‘udhëheq’ përpjekjet për paqe / Flet për luftën në Ukrainë me homologët evropianë
26/08 12:06
Top News – Mbyti SHBA me kokainë, zhduku rivalët / ‘El Mayo’ pas hekurave deri në fund të jetës
26/08 12:05
Top News-‘Amerikanëve u pëlqejnë diktatorët!’ Sugjerimi i Trump, shtrëngon ‘rrethimin’ në Washington
26/08 11:59
Top News – 10 deri në 20 bomba atomike në vit /Kim Jong un përgatitet për luftë, mund të godasë SHBA
26/08 11:58
Top News – Trump, pesimist për takimin Putin-Zelenski/‘Kam folur përsëri me presidentin rus, por…’
26/08 11:47
Top News – Aleancë Kinë-Rusi-Indi / Xi Jinping fton Putin e Modin, show solidariteti
26/08 11:46