Top News – Rubio ‘udhëheq’ përpjekjet për paqe / Flet për luftën në Ukrainë me homologët evropianë
26/08/2025 12:06

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi një bisedë me homologët e tij evropianë në lidhje me përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit të hënën vonë. Rubio bisedoi me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andrii Sybiha, ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit në një deklaratë. Ministri ukrainas Sybiha tha se Ukraina është mirënjohëse ndaj Rubios për përpjekjet e tij dhe ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, për "udhëheqjen drejt arritjes së paqes". Ai shtoi se garancitë e sigurisë për Ukrainën janë thelbësore. "Unë përsërita qëndrimin e Ukrainës se garancitë e sigurisë duhet të jenë konkrete, juridikisht detyruese dhe efektive. Ato duhet të jenë shumëdimensionale, duke përfshirë nivele ushtarake, diplomatike, juridike dhe të tjera", shkroi Sybiha në X. "Të gjithë ndajmë bindjen se ushtria ukrainase është niveli themelor i çdo garancie të tillë, prandaj forcimi maksimal i saj është prioriteti ynë kryesor", shtoi ai. Trump, pas takimeve të ndara me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe më vonë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si dhe me liderët evropianë, i ka kërkuar Rubios të udhëheqë bisedimet për ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën.

Top Channel/ Nuk njeh pavarësinë e Kosovës, “zbutet” Spanja: Nuk pengojmë afrimin e saj me BE-në!
17/11 11:23
Top Channel/ Serbi, studentët marrin parlamentin/ Lëvizja studentore siguron 140 mandate
17/11 11:18
Top Channel/ BE “merr hak” për valën e sulmeve kibernetike: Sanksione hakerëve dhe bankave ruse!
17/11 11:16
Top Channel/ NATO “të kthehet” pas në 1997-tës: Çfarë nënkupton kërkesa e Rusisë në Abu Dhabi!
17/11 11:15
Top Channel/ “Të gjithë duan Huang”! Trump, Musk e 200 mijë të tjerë kërkojnë rikthimin e tij
16/11 23:34
Top Channel/ SHBA kaos edhe me bankat! Mijëra klientë nuk kanë akses në llogaritë e tyre
16/11 23:29
Top Channel/ Pattinson do të jetë James Bond i ri, do të luajë rolin e agjentit sekret 007
16/11 23:13
Top News- ‘Nuk do të ketë më ndihmë për Ukrainën’/ Le Pen paralajmëron ulje financash
16/11 22:50
Top Channel/ 400 mijë raste në vit, alarmi për imazhet e abuzimit me fëmijët të krijuara nga IA-ja
16/11 22:43
Top Channel/ Donald Trump kërkon rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s
16/11 22:38
Top Channel/ Momenti tronditës në Peru, Papa Leoni goditet në sy nga rruazat e rruzareve
16/11 22:37
Top Channel/ OBSH ngre alarmin për rezistencës ndaj antibiotikëve mund të vrasë 39 milionë njerëz
16/11 22:34
Top Channel/Robert Pattinson bëhet James Bond i ri! Aktori britanik merr stafetën nga Daniel Craig
16/11 22:30
Top News- Parisi kundër Moskës/ ‘Do i mbrojmë me thonj themelet e sigurisë evropiane’
16/11 22:30
Top Channel/ Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, ekzekutohen 17 persona
16/11 22:28
Top News- ‘Moska kërkon tërheqjen e NATO-s’/ BE: Nuk i njohim territoret ukrainase të pushtuara
16/11 22:14
Top News – A po tërhiqet Putin nga Ukraina/ Trump – Rusia mund të ishte treguar më e ashpër
16/11 20:30
Top Channel/ Zbardhet plani i BE për emigrantët, nga 2027 do i çojë në Ruandë
16/11 19:58
Top News – ‘Riktheni Jensen Huang!’ / Musk i bashkohet fushatës pro ish shefit të Nvidias
16/11 16:40
Top Channel/ Britania rihap debatin për hyrje në BE. Dhjetë vjet pas Brexit, Burnham pranon humbjet
16/11 15:31