Aleatët e Jensen Huang po përpiqen të mbledhin mbështetje për ish-kreun e Nvidia-s, me qëllim rikthimin e tij në detyrë, pasi ai dha dorëheqjen javën e kaluar për shkak të një skandali që përfshinte lidhje jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një person që dyshohet se është spiune kineze. Shefi i SpaceX, Elon Musk, dhe Tim Sëeeney, drejtori ekzekutiv i Epic Games, krijuesit të lojës Fortnite, janë ndër ata që mbështesin një fushatë për t'i kërkuar bordit të gjigantit të çipave për Inteligjencën Artificiale që të "kthejë Jensenin". Huang dha dorëheqjen si drejtor ekzekutiv i Nvidia-s pasi dolën në dritë dy lidhje jashtëmartesore: njëra me një grua që dyshohet se spiunonte për Kinën, dhe tjetra, siç pretendohet, me një nga punonjëset e tij.