Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Irani ka ende deri në 2,500 raketa të fshehura në një bunker sekret, mes frikës se Teherani mund ta përdorë arsenalin për të sulmuar bazat ushtarake në Britaninë e Madhe. Zbulimi zbeh pretendimet e përsëritura të presidentit amerikan, Donald Trump, se sulmet e përbashkëta amerikane dhe izraelite kishin zhdukur programin raketor të regjimit. Vlerësimet e inteligjencës sugjerojnë se Irani ende mban midis 1,500 dhe 2,500 raketa balistike të fshehura në bunkerë të thellë nëntokësorë, raportoi The Ëall Street Journal. Kjo do të thotë se republika islamike ka arritur të rindërtojë të paktën gjysmën e arsenalit të saj para luftës, pavarësisht muajve bombardime. Të dielën, Teherani e ndezi akoma më shumë retorikën e tij kërcënuese duke paralajmëruar se raketat e tij balistike mund të arrijnë bazat amerikane në të gjithë Evropën.